
Kosova
Leart Paqarada ka pësuar një dëmtim të rëndë të shtunën në Bundesligë. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka këputur ligamentin në 7 minutat e para të sfidës ndaj Borussia Dortmundit.
Vetë skuadra e Heidenheim e ka konfirmuar dëmtimin e mbrojtësit 30-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të lojës Paqarada.
Mbrojtësi i Kosovës u bë pjesë e kuqebluve të Bundesligës në ditët e fundit të merkatos duke u larguar nga Koln. Paqarada ka kontratë të vlefshme me Heidenheim deri në qershor të vitit 2027.
View this post on Instagram
Poll