
Prishtina dhe Llapi janë 2 ekipet finaliste të Kupës së Kosovës. Finalistët tashmë kanë mësuar edhe datën kur do të zhvillohet kjo përballje.
Saktësisht kjo sfidë është vendosur të luhet më 21 maj në “Fadil Vokrri”. Ekipet do të zbresin në fushë në orën 20:00 dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut.
“Finalja e Kupës së Kosovës FC Prishtina - FC LLapi do të luhet me datë 21 Maj (e mërkurë) nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë”, shkruhet në postimin e skuadrës kryeqytetase.
Një ndeshje mjaft e rëndësishme mes skuadrav, të cilët do të tentojnë ta fitojnë sërish këtë trofe. kryeqytetasit kanë arritur ta fitojnë 8 herë deri më tani, ndërsa skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka mundur të ngrejë larg Kupën në 2 raste. Ndërkohë vlen të theksohet se Batatina ka marrë licencën e trajnerit nga FSHF-ja.
View this post on Instagram