Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova s’njeh pushim, dy miqësore përballë përfaqësueses europiane

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova s’njeh pushim, dy miqësore përballë
"Dardanet" tifozet e Kosoves

Kombëtarja e Kosovës për Femra do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Estonisë, në datat  29 nëntor e 2 dhjetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 13:00 të mesditës.

Grumbullimi i ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës do të fillojë më 25 nëntor, ku futbollistet dhe stafi do të akomodohen në hotel e më pas do të 'ingranohen' në stërvitje. Ndërkohë, seanca e parë zyrtare stërvitore e "Dardaneve" do të zhvillohet një ditë më vonë, 26 nëntor në 'Kampin Kombëtar' në qytetin e  Hajvalisë, duke filluar nga ora 11:30.

Këto dy teste miqësore do të jenë një mundësi shumë e mirë për ish-teknikun e Ballkanit, Sami Sermaxhaj që të vazhdojë përgatitjet dhe të forcojë skuadrën për sfidat e ardhshme në nivel  ndërkombëtar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga