
Në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova ka mposhtur me shifra e thella 5-2 Armeninë, duke demostruar qartë një “arsenal” të rëndë goditës në portën rivale. Ky takim u arbitrua nga shqiptari Juxhin Xhaja para 13.980 spektatorëve.
Të parët që kalun në avantazh ishin miqtë përmes autogolit të Saipi (8’). Kosova gjeti forcën për të barazuar shpejtë me Dellova, por armenët nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre në 45 minutata e parë, e përkthyer me golin e dytë në të 29 (Spertsyan).
Pjesa e dytë ishte një histori më vete. Vojvoda, dopieta e Rrahmanit dhe goli i Emerllahu vulosën fitoren me “manita” për “dardanët”. Pas 3 ditësh ata do të zhvillojnë një tjetër takim miqësor, kësaj radhe kundër Komoros.