Ecuria e Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026, sikurse po bën edhe në fazën “Play-Off” është mbreslënëse. Gjiganti sportiv në Italia dhe më gjerë “Corriere dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë përfaqësueses “Dardane”.
Nis me faktin që nga 23 lojtarët e ftuar prej trajnerit Franco Foda për këtë fazë, 13 kanë lindur jashtë vendit, pra më shumë se gjysma. Më tej, citohet se Italia ka pasur ndikim në evoluimin e disa futbollistëve si Muriqi, Zhegrova, Vojvoda apo Rrahmani.
Nuk lihet pa përmendur as emigrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, ama ata nuk e harruan “folenë” e tyre, përfaqësimin në arenën botërore me “Dardanët”. As trajneri Franco Foda nuk i shpëtoj kësaj “lupë skanuese”.
Ndonëse është gjerman, babai i Fodës i ka rrënjët të thella nga Italia. Pavarësisht se ishte trajneri i Austrisë në “Euro 2020”, sigurimi i “biletës” për Kupën e Botës do të rezultonte “kurba” e Franco Fodës.
Artikulli i jep rëndësi edhe entuziazmit që ka populli shqiptarë i Kosovës. Pavarësisht se në emra janë larg rivalëve, ata nuk kanë frikë të përballen me çdo rival.
