Trajneri i Dritës Zekirija Ramadani, ka folur për mediat, në prag të ndeshjes Drita – Prishtina, e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.
Deri në këtë pikë të kampionatit, kampionët e Dritës ka krijuara hendek prej 5 pikësh nga Balkkani i vendit të 2-të, ndërsa nesër “përplasen” me kryeqytetasit e Prishtinës. Zekirija Ramadani ka kërkuar vigjilencë maksimale nga ekipi tij, aty ku synimi janë 3 pikët.
“Kemi përballë ekipin më të trofeshëm dhe nuk do të jetë aspak lehtë. Prishtina është skuadër solide me një trajner të mirë, por neve na interesojnë vetëm pikët dhe ruajtja e këtij diference që kemi krijuar.
Duhet të marrim 3 pikëshin me mund, sakrificë dhe lojë të mirë. Përkrahja e tifozëve po na ndihmon shumë për t’i kompensuar mungesat. Na presin edhe gjashtë finale deri në fund, ku çdo kundërshtar është i vështirë”, u shpreh Ramadani.
