Prishtina - Gjilani
Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së Kosovës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me shifrat 1-1.
Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa kryeqytetasit e Prishtinës u ndëshkuan në minutën e 60-të, kur mbetën me 10 lojtarë. Vetëm 1 minutë më vonë, miqtë nga Gjilani shënuan me anë të Senad Jarovic.
Në krahun tjetër, në minutën e 62-të, bardheblutë ia dolën që të barazonin me anë të Arjol Bllacës.
Kështu, Prishtina mbetet në vendin e 3-të (zonë evropiane) me 45 pikë. Në krahun tjetër me 1 pikë më pak, të kuqtë e Gjilanit mbeten në vendin e katërt, por ende në garë për një vend në zonën e kompeticioneve evropiane.
Poll
