Ilir Daja, trajner i Ballkanit
Lindon Emërllahu me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me Cluj. Ish-mesfushori i Ballkanit në kohën kur Ilir Daja ishte trajner i tyre dhe u shpall kampion, ka fituar interes nga Ukraina.
Lindon Emërllahu
Është pikërisht ekipi i Polissya që kërkon shërbimet e mesfushorit të Kosovës. Ndërkohë që 23-vjeçari vështirë t’i thotë jo një transferimi të tillë, duke ditur që klubi ukrainas është gati t’i plotësojë dëshirat financiare.
Në rast kalimi te Polissya, Emërllahu do të gjente aty ish-in e Partizanit, Andir Hadrojn.
Kujtojmë që këtë sezon në Rumani me Cluj, mesfushori ia ka dalë që të shënojë 4 gola dhe të asistojë në 2 të tjerë. Kështu, ai është kthyer në një pikë kyçe për ekipin rumun.
Poll
