Nevil Dede
Pas nisjes së vështirë të Superligës së Kosovës, Drita e Gjilanit e ka “shkelur gazin” në javët e fundit. “Viktima” e radhës për kampionët në fuqi ishte Ferizaj e Nevil Dedes, e mbyllur 3 – 1.
Pjesa e parë nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1, përmes dy autogolave. Në fraksionin e dytë, Bejtulai dhe Arthur i siguruan 3 pikët Dritës. Trajneri i Ferizaj Nevil Dede nuk po përjeton moment të mirë, vetëm 1 fitore në 3 ndeshjet e fundit.
Në takimin tjetër të së dielës, java e 10-të, Llapi – Drenica prodhojë 7 gola dhe spektakël, 4 – 3 për Llapin. Duhet thënë se Prishtina ka krijuar hendek me ndjekësit në kampionat, 6 pikë me tepër se Ballkani i vendit të 2-të.
Poll
