Superliga e Kosovës
Është mbyllur java e 12-të në Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi të Dritës arritën të merrnin fitore ndaj Llapit me shifrat minimale.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 33 nga penalltia. Në pjesë e dytë Drita u ndëshkua me karton të kuq, por ia doli të mbronte 3 pikët, duke ngushtuar hendeku me kreun, 6 pikë diferencë.
Në takimet e tjera, Malisheva mposhti befasisht në transfertë Dukagjinin. Në kryeqytet mes Prishtina e Re dhe Drenica nuk pati fitues, 0 – 0.
Poll
