Elbasani
Pas largimit të portierit çek Martin Janacek, klubi i Elbasanit ka nisur të “lëvizë gurit” për pasuesin e tij. Burime për “Newsport.al” raportojnë se verdheblutë kanë nisur bisedimet me një bashkëkombës të ish-it.
Mësohet se Elbasani është në tratativa për të transferuar një portier të Superligës çeke, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Asgjë nuk është e kryer, por ekziston mundësia që operacioni të kryet me sukses.
Kujtojmë që Elbasani deri më tani ka qenë një prej klubeve më aktive në merkato. Edoly Lukoki, Rubin Hebaj dhe Ardit Nikaj janë prezantuar si verdheblu, ndërsa pritet edhe zyrtarizimi i Ledjo Tresës.
Poll
