Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ishte shumë pranë kalimit te PSG-ja e Mbappes dhe Neymar, Vedat Muriqi tregon prapaskenën me Igli Taren

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte shumë pranë kalimit te PSG-ja e Mbappes dhe Neymar, Vedat Muriqi
Vedat Muriqi, Igli Tare, Mbappe dhe Neymar

Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, së fundmi ka dhënë një intervistë për median “Klan Kosova”. Bomberi 31-vjeçar tregoi prapaskenën në verën e vitit 2020-të, ku ai ishte shumë pranë transferimit te PSG-ja.

Në këtë periudhë, te gjigantët francez luante Mbappe e Neymar, yje të futbollit botëror, por Muriqi i kishte dhënë fjalën Igli Tares:

“Pak para se të hipja në airoplan për të shkuar te Lazio nga Fenerbahce, PSG-ja e telefonoi menaxherin tim: ‘mos shkoni, po u ofrojmë çfarë të dëshironi, ejani te Parisi'.

Por jo. Ia pata dhënë fjalën Igli Tares”. Muriqi në 2020, iu bashkua Lazios për 21 milionë euro, aty ku Tare mbante rolin e drejorit sportiv.

Tashmë, goleadori “Dardan” inkuadrohet te Mallorca në La Liga, teksa po bën shumë mirë, 21 gola në kampionat këtë sezon, vetëm 2 finalizime më pak se Kylian Mbappe.    

Poll

Lexo gjithashtu