Ëndrrat u shkëputën në mes, por Kosova ka fituar të gjithë respektin e futbolldashësve me paraqitjet e bëra në këto kualifikuese të Botërorit.
Edhe pse hovi i tyre u ndal në shtëpi falë golit të Akturkoglu që përcaktoi dhe fituesin e kësaj sfide, Turqinë, skuadra ka marrë përgëzimet e të gjithëve për mënyrën se si përshkruan një rrugëtim të gjatë drejt finales së madhe në stadiumin "Fadil Vokrri".
Mes atyre që kanë vlerësuar publikisht këtë performancë të jashtëzakonshme të "Dardanëve", është dhe Hoffenheim, klubi gjerman i cili ka në përbërje tre futbollistë të kësaj përfaqësueseje, si Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, klubi shkruan se lojtarët duhet ta mbajnë kokën lart, pasi paraqitjet e tyre janë një arsye e fortë për të qenë krenarë për çfarë prodhuan në fushë.
POSTIMI I KLUBIT:
