
Eneid Kodra
Eneid Kodra nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Suharkeës. Vetëm pas një sezoni, mbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin që ra nga Superliga në Ligën e Parë të Kosovës.
Në sezonin që lamë pas, Kodra ishte një nga elementët kryesorë të ekipit. Ai luajti në rolin e qendërmbrojtësit, mbrojtësit të krahut, por edhe mesfushorit.
Tashmë, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 25-vjeçarit. Vlen të përmendet se oferta për Kodrën ka si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Superliga e Kosovës, por futbollisti nuk ka vendosur ende.
Mbrojtësi ka një të shkuar në Shqipëri, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit dhe Kastriotit.
Poll