Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ilir Daja lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, pritet zyrtarizimi i mbrojtësit të Kombëtares te Ballkani

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, pritet
Ilir Daja

Geralb Smajli u largua nga Vllaznia pak ditë më parë. Mbrojtësi në Superiore kishte disa interesime, por siç duket ka vendosur të vazhdojë karrierën larg kampionatit shqiptarë.

Mbrojtësi i kombëtares U-21 pritet të prezantohet te Ballkani. Siç duket Ilir Daja ia ka dalë të bindë lojtarin që të transferohet te kampionët e Kosovës, ku zyrtarizimi i këtij operacioni është çështje orësh.

Kështu Daja lë “thatë” ekipe si Tirana dhe Partizani që e kishin në fokusin e tyre mbrojtësin. Smajli  nga ky transferim çon në arkat e Vllaznisë 50 mijë euro si taksë formimi që Ballkani do i japë kuqebluve.

Një përforcim me shumë vlera për kampionët e Kosovës, me Dajën që përforcon mbrojtjen për rrugëtimin e tyre në Champions League, ku në turin e parë do të sfidojnë UE Santa Coloma më 9 korrik në orën 19:00.

Ilir Daja lë “thatë” Tiranën dhe Partizanin, pritet
Geralb Smajli

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga