
Astrit Selmani
Astrit Selmani mund të quhet lojtar pa ekip, pasi më 1 korrik i përfundon kontrata me Dinamon e Bukurueshtit. Megjithatë, ofertat për sulmuesin 28-vjeçar nuk mungojnë.
28-vjeçari ka fituar interesim serioz nga Polonia, me ekipin e Rakow që është futur në garë për shërbimet e tij. Tashmë pritet një “dritë jeshile” nga vetë sulmuesi shqiptar.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Selmani bëri mjaft mirë në kampionatin rumun. Në 39 ndeshje të zhvilluara, sulmuesi shqiptar bëri 14 gola dhe asistoi në 7 të tjera.
Poll