Sfida mes Augsburg dhe Hoffenheim u mbyll në barazimin 2-2, kjo e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligas.
Në këtë përballje, Fisnik Asllani la gjurmë me asistin e tij për Toure, gol që ktheu baraspeshën dhe i dha një pikë miqve e që vlen shumë për ambiciet e skuadrës së sulmuesit shqiptar për të zënë një vend në kupat e Europës.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë shkrepur një foto së bashku, e cila është publikuar dhe në faqen zyrtare të Hoffenheim, ku shihet mes Asllanit, Avdullahut dhe Hajdarit, edhe lojtari i Augsburg, Elvis Rexhbreçaj.
Në postim, klubi gjerman shkruan vetëm: "Ekipi i Kosovës", si për të treguar se përtej rivalitetit në fushën e lojës, ata mbeten "yjet" e Dardanisë.
Momentalisht, Hoffenheim mban vendin e 6-të me 51 pikë, ndërsa Augsburg në vendin e 10-të me 33 pikë.
