
Zymer Bytyqi
Zymer Bytyqi është gati të largohet nga kampionati bullgar pas gati një viti. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet të rikthehet për të luajtur në shtetin e Norvegjisë.
Siç raporton ditën e sotme “Transfermarkt”, skuadra e Viking ka shprehur interes për sulmuesin 28-vjeçar. Në rast të një transferimi të mundshëm tek ekipi i përmendur më sipër, do të ishte një rikthim i shqiptarit pas 4 vitesh tek Viking.
Bytyqi ka luajtur për skuadrën norvegjeze nga viti 2015 deri në vitin 2021. Në sezonin që lamë pas, sulmuesi 28-vjeçar arriti të shënojë 5 gola dhe dy asiste në 18 ndeshje për CSKA Sofia.
Poll