Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Franco Foda drejt largimit? Agim Ademi “vulos” të ardhmen e trajnerit të “Dardanëve”

Shkruar nga NEWSPORT
Franco Foda drejt largimit? Agim Ademi “vulos” të ardhmen e
Franco Foda - Agim Ademi

Zërat që Franco Foda është drejt largimit nga Kosova kanë bërë shumë zhurmë në media. Për këtë ka reaguar Agim Ademi.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka theskuar se nuk është marrë asnjë vendim mbi të ardhmen e trajnerit gjerman. Gjithashtu ka bërë të ditur se Foda ka një punë të vështirë përpara, siç janë kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, thuhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga