
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë
Kosova dhe Sllovenia do të përballen më 10 tetor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luhet prej orës 20:45.
Ndërkohë që Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm para pak minutash. Edhe pse duhet rreth 1 muaj nga kjo sfidë, FFK-ja ka njoftuar që tashmë biletat janë “sold-out” në kohë rekord.
Njoftimi i FFK-së:
Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni, që zhvillohet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja.
View this post on Instagram
Poll