
Prishtina
Kompeticioni i Europa League ka hedhur ditën e sotme shortin për raundin e parë, duke përcaktuar edhe çiftet. Në këtë turne bën pjesë edhe skuadra e Prishtinës. Ekipi nga Superliga e Kosovës do të duelojë me Sherif Tiraspol.
Ky mund të cilësohet si një short i “tmerrshëm” në letër për Prishtinën. Sherifi e ka dëshmuar se ka një seri të gjatë pa humbje, tregues se sa të vështirë do e këtë skuadra e Arsim Thaqit.
Prishtina është kampione e Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në transfertë. Janë zbuluar edhe datat, 10 korrik ndeshja e parë dhe 17 korrik dueli i kthimit.
Poll