Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ekipi i Klodian Duros rikthehet te fitorja, afrohet me kreun

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi i Klodian Duros rikthehet te fitorja, afrohet me kreun
Liria

Liga e Parë në Kosovë ka zhvilluar javën e 5-të, teksa ka spikatur fitorja e Lirisë ndaj Kek-U me shifrat 2-0. Për ekipin e Klodian Duros shënuan në këtë takim Fitim Susuri dhe Silvio Zogaj.

Në tabelëne  përgjithshme, Liria mban vendin e 3-të me 10 pikë, 3 më pak se kreu, e përkthyer me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Efekti “Duro” ka bërë punë në kohë të shkurtër.

Objektivi i klubit në fjalë përkon me ngjitjen në elitën e futbollit në Kosovë. Javën e kaluar, ekipi nga Prizreni barazoi me Vjosën, 1-1, ndërsa në datën 13 shtator luan kundër Vushtria, një rival i drejtpërdrejtë.

Poll

Lexo gjithashtu