
Kosova do të luajë pas disa ditësh dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të Botërotit 2026. Më 10 tetor pret në shtëpi Slloveninë, ndërsa 3 ditë më vonë luan në transfertë me Suedinë.
Ndërkohë që përveç Rrahmanit, “Dardanët” pritet të kenë një tjetër mungesë të rëndësishme. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptarë të Juventusit, Edon Zhegrovën. Sipas medias italiane “Tuttosport”, po planifikohet që sulmuesi të qëndrojë në Torino për të arritur formën e tij optimale, duke mos u bashkuar me përfaqësuesen “Dardane” gjatë këtij muaj.
“Ai mund të qëndrojë në Torino gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi ekipi kombëtar i Kosovës po shqyrton mundësinë t'i japë kohë shtesë për t'u rikthyer në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan media e njohur italiane.