Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E PAPRITUR/ 4 milionë euro, kampioni i Ilir Dajës braktis ekipin për aventurën amerikane

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ 4 milionë euro, kampioni i Ilir Dajës braktis ekipin
Meriton Korenica

Meriton Korenica është shumë pranë largimit nga Cluj. Sipas medias rumune “Fanatik”, sulmuesi shqiptar me origjinë nga Rahoveci, ka fituar interesin serioz të DC United, ekip që militon në elitën e futbollit amerikan.

Këta të fundit janë gati që të shpenzojnë 4 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit. Ky i fundit shihet nga drejtuesit e klubit amerikan, si i duhuri për të përforcuar repartin e sulmit, duke i plotësuar edhe dëshirat ekonomike futbollistit.

Kujtojmë se Korenica u bë i njohur në Kosovë te Ballkani, nën drejtimin e Ilir Dajës. Ai ishte pjesë e ekipit të Dajës kur Ballkani i tyre u shpall kampion në Superligën e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu