
Arijanet Murici
Portieri shqiptar i Kosvës Arijanet Murici është shumë pranë kalimit nga Ipswich Town te Sassuolo me formulë huazimi, opsion blerje prej 10 milionë eurosh.
Gardiani 26-vjeçar ka dalë nga akademia e Manchester City, ndërsa ka “shëtitur” në disa klube angleze si Nottingham Forest, Bunley dhe Ipswich. Për Muricin është shansi “i artë” të tregojë vlerat në një ligë elitare siç është Serie A me Sassuolo.
Kartoni i “Dardanit” sipas “Transfermarkt” është 5 milionë euro. Ai e ka bërë debutimin me përfaqësuesen e Kosovës prej vitit 2018, ku regjistron 36 paraqitje.
Poll