Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E grumbulloi Kosova U-21, Hekuran Berisha: Grupin e futbollistëve e kemi shumë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
E grumbulloi Kosova U-21, Hekuran Berisha: Grupin e futbollistëve e kemi
Hekuran Berisha

Një nga transferimet më të bujshme të Dinamos në këtë merkato verore, është Hekuran Berisha. Djaloshi 19-vjeçar ka arritur të shënojë dy gola me skuadrën kryeqytetase, një në kualifikueset e Conference League dhe një në Superiore.

Hekuran Berisha është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Rumanisë. Ditën e sotme, sulmuesi 19-vjeçar doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Grupin e futbollistëve e kemi shumë të mirë, që katër muaj jemi bashkë dhe kjo është pozitive për ne sepse në fushë jemi më të kuptueshëm me njëri-tjetrin për t'i zbatuar detyrat e trajnerit. Besoj se do te kemi rezultate positive. Fokusi ynë fillimisht është te ndeshja me Rumaninë, të cilën e kemi analizuar mirë dhe besoj në rezultat pozitiv. Siç e tha trajneri të gjithë jemi të barabartë, nuk mund ta veçojmë asnjë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje të gjithë jemi bashkë.”, shprehet Berisha.

 

Poll

Lexo gjithashtu