Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar po përjeton formën më të mirë në karrierë, komentatori turk “plas BOMBËN”: Donte të luante me kombëtaren tonë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sulmuesi shqiptar po përjeton formën më të
Kombëtarja e Turqisë, flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë

Ndeshja Kosovë – Turqi ka filluar të “ndizet”, ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga përballja në fushën e blertë, e cila do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Ky takim do të vendos fatet, nëse “Dardanët” sigurojnë “biletën” historike për pjesëmarrjen për herë të parë një kampionat Botëror apo jo.

Së fundmi, komentatori turk Haldun Domaç, ka lëshuar “bombën”, në lidhje me sulmuesin shqiptar të Kosovës Vedat Muriqi. “Muriqi kishte dëshirë të madhe të luante për kombëtaren tonë.

Shumica e dokumentacionit u përfundua, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të disa detajeve të fundit. Kishte të bënte me periudhën kur trajneri i Turqisë ishte Fatih Terim”, u shpreh Domaç për “A Spor”.

Për informacion, Vedat Muriqi e ka nisur te Shqipëria U-21 dhe më pas kaloi te Kosova në 2016-ën, me të cilën grumbullon 32 gola në 67 ndeshje.

Përsa i takon sezonit aktual, bomberi 31-vjeçar, ka 18 gola në 28 prezenca të La Ligës këtë sezon, i dyti në listë pas Kylian Mbappe, forma më e mirë në karrierë.

Poll

Lexo gjithashtu