Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Rival me Ernest Muçin, “ZBULOHET” klubi i RI për Edon Zhegrovën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Rival me Ernest Muçin, “ZBULOHET” klubi i RI
Ernest Muçi dhe Edon Zhegrova

Edhe pse sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova u transferua me “bujë” nga Lille te Juventusi në merkaton e 2025-së, ka marrë trajtën e të “padëshiruarit” brenda një sezoni. Deri në këtë pikë, 27-vjeçari nuk ka arritur të tregojë thuajse asgjë me “Zonjën e Vjetër”, jo vetëm për faji të tij, pasi minutazhi i ka munguar.

Në 21 prezenca, thuajse të gjitha si zëvendësues, Zhegrova nuk ka asnjë gol apo asist. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Turqia, konkretisht mediumi “Fanatik”, Besiktas është gati të marrë në gjirin e saj “Dardanin”.

Jo vetëm kaq, klubi bardhezi nga Stambolli ka nisur kontakte me agjentin e Zhegrovës. Drejtuesit dhe trajneri i Besiktas nuk janë të kënaqur me rendimentin e treguar prej Milot Rashicës dhe kërkojnë opsion të ri që mund të ndikojë pozitivisht.

Edon Zhegrova ka kontratë me Juven deri në verën e vitit 2030-të, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin deri në 14 milionë euro. Nëse ky transferim ndodh, Zhegrova do të ketë rival sulmuesin e Shqipërisë Ernest Muçin me Trabzonspor, sikurse do të jetë shok ekipi me Kristjan Asllanin te “Shqiponjat” e Stambollit.   

 

Poll

Lexo gjithashtu