Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Në javët e fundit të kampionatit, klubi i Superligës shkarkon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Në javët e fundit të kampionatit, klubi i
Ferizaj

Nevil Dede nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Ferizajt. Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin 51-vjeçar, duke e shkarkuar nga detyra.

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, shkruan klubi i Ferizajt.

Kujtojmë se Dede e ka drejtuar Ferizajn në 24 takime, duke marrë 10 fitore, 9 humbje dhe 5 barazime. Ndërkohë që këtë sezon, Ferizaj rrezikon rënien në Ligën e Parë, pasi mban vendin e 8-të me 33 pikë.  

Poll

Lexo gjithashtu