
Ron Raçi
Ron Raçi me shumë mundësi do të largohet nga Prishtina këtë merkato verore. Mbrojtësi 22-vjeçar ka oferta serioze jashtë Kosovës, ndërkohë që më konkreti mësohet të jetë Hajduk Split.
Gjiganti kroat është gati që të transferojë qendërmbrojtësit, për të përforcuar më shumë repartin difensiv, pasi e shohin si idealin për diçka të tillë. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, pasi Raçi ka kontratë me Prishtinën deri në vitin 2027.
22-vjeçari ka një karrierë interesant në Kosovë. Ron Raçi ka luajtur për ekipe si Ramiz Sadiku, Besa e Pejës, Trepça 89’ dhe është pjesë e Prishtinës prej korrikut të 2024-ës.
Poll