Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Amir Rrahmani ‘sparkatë’ Xhakës e Shaqirit: FIFA i la të luanin për Kosovën, por zgjodhën Zvicrën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Amir Rrahmani ‘sparkatë’ Xhakës e Shaqirit:
Amir Rrahmani, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri

Amir Rrahmani ka zbuluar prapaskenat e vitit 2016 kur Kosova fitoi të drejtën për t’u përfaqësuar në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s. Në një intervistë për median e klubit të Napolit, kapiteni i Kosovës zbuloi se çdo futbollist i mundshëm kishte të drejtë të zgjidhte Kosovën duke përmendur emra si Xhaka e Shaqiri.

"Xhaka, Shaqiri, Behrami, Dzemaili e të tjerët kanë mundur të vinin të luanin me Kosovën (në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA). Të gjithë kanë mundur, por qëndruan te Zvicra. Ishin vendime të tyre", tha Rrahmani.

Vetë babai i Granit Xhakës, Ragipi, është shprehur në një intervistë gjatë asaj periudhe se e kanë patur të pamundur të luajnë për Kosovën pasi FIFA nuk ua lejon diçka të tillë. Kjo deklaratë bie në kundërshtim direkt me fjalët e Rrahmanit.

Atë kohë pati disa lojtaë që ndryshuan kombëtaren si Rrahmani, Ujkani, Shala e Rashica që lanë Shqipërinë për Dardanët apo Valon Berisha që la Austrinë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7