Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Doja të shënoja, ishte ndeshje e vështirë”, Muriqi pas barazimit me Slloveninë: Të fokusohemi tani te Suedia

Shkruar nga NEWSPORT
“Doja të shënoja, ishte ndeshje e vështirë”,
Vedat Muriqi

Kosova nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi 0-0 me Slloveninë në “Fadil Vokrri”. Por pavarësisht që morën vetëm 1 pikë, ekipi i Franco Fodas ruan vendin e dytë në klasifikim.

Pas kësaj përballjeje mjaft i mërzitur ishte Vedat Muriqi. Sulmuesi u shpreh se do të donte shumë të kishin shfrytëzuar mundësinë dhe të merrnin fitoren, por tashmë duhet të mendojnë për përballjen me Suedinë. Takim që do ta luajnë pas 3 ditësh në transfertë.

“Kisha pas qejf me shënu edhe tre pikëshin, por nuk e arrita. Ishte ndeshje e vështirë, Sllovenia u mbrojt sepse kanë provu me kundërsulme. Nuk e nënçmoj këtë pikë, sepse mund të na nevojitet muajin tjetër.

Para lojës e kemi analizuar se Sllovenia luan me topa të gjatë, sepse e kanë një sulmues që luan te Manchester Unitedi. Mendova se nuk është dashur të sulmoja shumë, por të jem më i tërhequr. Nuk e di a kam bërë mirë apo jo, por kështu e ndjeva lojën.

Ka pasur një rënie të madhe sepse ndoshta euforia, pak edhe tifozët para lojës, bënë që të mendojmë për fitore të sigurt. Sllovenia na shtyu të qëndrojmë prapa, mori topin në gjysmën tonë të fushës dhe krijoi më shumë raste në 20 minutat e fundit. Duhet të nxjerrim mësime dhe të përgatitemi mirë për Suedinë”, ka përfunduar sulmuesi i “Dardanëve”.

Poll

Lexo gjithashtu