Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Disfata në "Fadil Vokrri" me Turqinë, presidenti Agim Ademi "ngushëllon" djemtë dardanë: Dhatë maksimumin, jeni krenaria jonë

Shkruar nga NEWSPORT
Disfata në "Fadil Vokrri" me Turqinë, presidenti Agim Ademi
Presidenti Agim Ademi - Përfaqësuesja e Kosovës

Presidenti i Federatës së Kosovës ka bërë një reagim në rrjetin e tij social në Facebook, pas humbjes së përfaqësueses në "Fadil Vokrri" ndaj Turqisë në shifrat minimale 1-0.

"Dardanët" nuk ia dolën dot t'i shkonin deri në fund ëndrrës për t'u bërë pjesë e Kupës së Botës, duke ndërprerë këtu rrugëtimin në kualifikuese. Mirëpo, për presidentin Ademi, edhe kjo paraqitje duhet përgëzuar pasi skuadra e Franco Fodës dha gjithçka në fushë për t'i bërë këto ëndrra realitet. 

POSTIMI I PLOTË:

"Gjithmonë krenarë me Gladiatorët tanë dardanë 

Jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë.

Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë.

Fati nuk ishte në anën tonë dhe, ndonëse nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet të pranojmë se edhe humbjet janë pjesë e këtij rrugëtimi. Megjithatë, ato nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip.

Jam i bindur se Gladiatorët dardanë do të rikthehen më të fortë, me më shumë vendosmëri dhe me të njëjtin shpirt luftarak që na ka sjellë deri këtu.

Faleminderit tifozëve “Dardanët”, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, por edhe bashkëatdhetarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, për mbështetjen e pandalur.

Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart për gjithçka që kemi arritur.

E ardhmja do të na sjellë shumë gëzime të tjera.

Bashkë vazhdojmë përpara!" 

Poll

Lexo gjithashtu