Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

Qipriotët i pret "ferri", stadiumi "Fadil Vokrri" i tejmbushur nga Dardanët

Shkruar nga NEWSPORT
Qipriotët i pret "ferri", stadiumi "Fadil Vokrri" i
 

Stadiumi “Fadil Vokrri” mbrëmjen e sotme do të jetë “Sold Out”. Të gjitha biletat për sfidën mes Kosovës dhe Qipros janë shitur dhe në mbrëmje shkallët e stadiumit do të jenë të mbushura plot e për plot me tifozët, të cilët do të mbështesin futbollistët për të arritur drejt suksesit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata E Futbolit të Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. FFK falenderon tifozët për interesimin dhe mbështetjen e treguar ndaj ekipit.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se Kosova do të presë në “Fadil Vokrri” skuadrën e Qipros për të bërë mes tyre llogaritë për raundin e 4 në Nations League. Takim ky që do të startojë në orën 20:45 dhe që vlen shumë për rrugëtimin e “Dardanëve” në këtë turne.

Ekipi i udhëhequr nga Franco Foda do të hyjë në fushë vetëm për fitoren, pasi tentojnë edhe vendin e parë në grupin C2. Aktualisht ndodhen në vendin e 2 me 6 pikë, 3 më pak se Rumania, e cila luan sonte ndaj Lituanisë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7