
Albin Kurti dhe përfaqësuesja e Kosovës
Triumfi spektakolar i kombëtares së Kosovës kundër Suedisë është tema kryesore e diskutimit në mediat shqipfolëse. Grupi i trajnerit Franco Foda zhvilloi një ndeshje të nivel botërorë, duke befasuar edhe mediat në Europë e më gjerë.
Prezent në stadium ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas sigurimit të 3 pikëve, ka ardhur edhe reagimi i tij në rrjetet sociale: “Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën.
Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”
Poll