Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Dardanët” emocionojnë shqiptarët, banderola që “thumbon” serbët mori skenën ndaj Sllovenisë (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Dardanët” emocionojnë shqiptarët, banderola që
"Dardanet" tifozet e Kosoves

Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sytë e të pranishmëve nuk u ndalën vetëm tek fusha e blertë. Një banderolë e vendosur në tribunë u bë simbol i mbrëmjes duke përcjellë një mesazh të fortë historik dhe patriotik.

Në sfondin e flamujve kuqezi dhe atyre të Kosovës mbishkrimi  i saj goditi zemrat e tifozëve shqiptarë.

“90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë. Kjo tregon edhe njëhere lidhjen e fortë dhe të pandashme të dy kombeve si Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu ky mesazh vjen si një paralajmërim ndaj serbëve të cilët ditën e sotme luajnë ndaj ekipit tonë kombëtar.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, fituesit e vërtetë ishin vet ata, tifozeria dhe zemrat shqiptare.

“Dardanët” emocionojnë shqiptarët, banderola që
 

 

Poll

Lexo gjithashtu