
Kosova - Suedia
Përfaqësuesja e Kosovës i nisi kualifikueset e Kupës së Botës me një humbje përballë Zvicrës duke u mposhtur me shifrat 4-0 në transfertë. Megjithatë, dardanët do të kthehen sot në fushë përballë Suedisë.
Kosova ka lënë pas humbjen me “helvetët” dhe sonte përqendrohet maksimalisht ndaj suedezëve. Por bilanci i Kosovës me kundërshtarin e sotëm nuk e favorizon aspak përfaqësuesen dardane.
Në tre përballje të zhvilluara, Suedia ka arritur t’i fitojë të treja ato ndaj Kosovës. Të parën në miqësore në vitin 2020 me shifrat 1-0, ndërsa dy të tjerat në vitin 2021 për kualifikueset e Botërorit me shifrat 3-0.
Poll