
Suedia mori një humbje të “hidhur” në shtëpi mbrëmjen e djeshme përballë djemve të Kosovës. Sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, përfundoi 0-1 në favor të shqiptarëve.
Megjithatë, duket se me humbjen e suedezëve është hidhëruar edhe gazetari kosovar, Milaim Zeka. Ky i fundit, i cili ka edhe nënshtetësinë suedeze i ftuar në “ShqipëriaLive” në TopChannel, u shpreh se bëri tifo për Suedinë, shtet i cili i ka dhënë gjithçka.
Përsa i përket Kosovës, gazetari Zeka tha se i ka dhënë vetëm hu gardhi dhe luftën.
PJESË NGA BISEDA:
Sidorela Gjoni: Urime për fitoren e Kosovës!
Milaim Zeka: Unë kam qenë për Suedinë, por… Unë e kam thënë publikisht që Suedia më ka dhënë karrierë, më ka dhënë shkollë, edukim, para. Kosova veç hu gardhi edhe luftë. Por s’po e prish festën e sportit.