
Ballkani
Ditën e sotme Superliga e Kosovës ka ulur “siparin” e javës së 1-rë me ndeshjen e fundit që është zhvilluar pak më parë. Gjilani dhe Ballkani janë ndalur në barazim me shifrat 1-1.
Ishin gjilanasit të cilët kaluan të parët në avantazh në këtë takim falë golit të shënuar nga Aganspahic nga pika e bardhë. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në avantazhin e vendasve.
Në pjesën e dytë të takimit, Marsel Ismajlgeci në minutën e 66-të riktheu baraspeshën për Ballkanin. Ish-kapiteni i Tiranës i dha këtë barazim ekipit suharekas duke i renditur në vendin e pestë. Ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e katërt.
Poll