Superliga e Kosovës ka luajtur sot 3 duele të javës së 16-të. Përkatësisht Dukagjini me Dritën, Ballkani me Prishtinën e Re dhe sfida e fundit mes Malishevës dhe Drenicës.
Derbi i Dukagjinit dhe Dritës u mbyll me barazim, me rezulatin 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por surprizua u ruajt për të dytën. Edhe pse goli i bërë nga Isufi u dha “shpresën” të mendonin se mund të fitoni kundër kampionëve gjilanas, ajo rezultoi pa sukseses. Pasi në minutat shtesë rezultati u barazua.
6-1, rezultat “i frikshëm” për ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtina e Re. Në një dominim të plotë të fushës. Ballkani i fal vetes edhe komforditetin e kryesimit në kategori.
Ndërsa përballja e fundit ishte mes Malishevës dhe Drenicës e cila u mbyll me rezultatin 2-0. Kjo një vijmësi paraqitjesh të mira të skuadrës, pasi numron fitoren e 3 radhazi në Kampionat.
Sa i takon renditjes së skuadrave, Ballkani vijon të kryesojë më 29 pikë, dhe ndiqet nga Dukagjini me 27 të tilla. E treta në listë është Prishtia e Re në listë me 1 pikë më pak.
Ndërsa sa i takon Malishevës ajo numëron 25 pikë, duke lënë Dritën poshtë më një pikë më pak. Nga ana tjetër Drenica nuk i shpëtoi dot zonës së ftohtë në të cilën ndodhet me 17 pikë.
