Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani, ka shënuar një rritje të madhe në vlerën e tij në tregun e transferimeve. Sipas përditësimit të “Transfermarkt”, vlera e Asllanit ka prekur vlerën e 30 milionë eurove, prej 18 milionë që ishte më parë.
Me këtë rritje në vlerë, sulmuesi Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës. Duke lënë pas emra si Edon Zhegrova i cili vlerësohet me 25 milionë euro, Leon Avdullahu 17 milionë euro dhe Albian Hajdari e Armir Rrahmani me 12 milionë euro.
Sigurisht dhe ky avancim vjen si rezultat i paraqitjeve të forta dhe formës së qëndrueshme të sulmuesit shqiptar, i cili po vazhdon të konfirmohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës dhe skuadrës gjermane Hoffenheim në arenën ndërkombëtare.
Duke rikujtuar kështu se gjatë 14 paraqitjeve të tij në Bundesligë, Asllani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë dhe 2 asiste.
