Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Albin Kurti jep lajmin e madh për ekipet: 200 milionë euro investime në stadiumet e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Albin Kurti jep lajmin e madh për ekipet: 200 milionë euro investime
Albin Kurti

Investimet në Kosovë nuk e lënë në hije as futbollin, ndërsa kjo është bërë e ditur edhe nga  Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit ka bërë një postimi në rrjetin e tij zyrtar të “Facebook”, në të cilën janë foto të tij duke inspektuar nga afër stadiumin.

Sipas deklaratës me të cilën ai ka shoqëruar foton kuptohet se do të ketë shtim të tribunave të stadiumit "Përparim Thaçi". Madje e cilëson atë si një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe do të ketë një kapacitet prej 7800 vendesh.

Ndër të tjera kryeministri Kurti është shprehur se do të investohet edhe mbi 200 milionë euro të tjera në të gjitha stadiumet brenda Kosovës.

“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur. Tribunave në lindje dhe perëndim të "Përparim Thaçit" do t’i shtohen edhe ato në veri e jug. Ai do të jetë një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe vendi ku tifozët besnik dhe sportdashësit e shumtë do mund të mbështesin klubin e tyre të qytetit, KF Lirinë, nga gati 7800 ulëse. Po investojmë mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit gjithandej Republikës. Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon” shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu