Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“A ka b*le dikush...”, Munishi nuk përmbahet, por më pas pendohet: Me kan thyer passwordin

Shkruar nga NEWSPORT
“A ka b*le dikush...”, Munishi nuk përmbahet, por më pas
Munishi & Dukagjini

Ekipi i Dukagjinit po kalon një moment të mrekullueshëm këtë sezon në Superligën e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë po aq sa Prishtina kryesuese.

Fitoret e rëndësishme në kampionat, kanë entuziasmuar dhe teknikun 50-vjeçar. Ky i fundit nuk është përmbajtur në rrjetet sociale duke bërë një postim pikant.

“A ka b*le dikush me na qujt befasi mo?”, shkruan Munishi pas fitores së ekipit të tij. Por menjëherë ai e ka modifikuar postimin e tij duke shkruar: A mun dikush me na qujt befasi mo?

Megjithatë, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e futbollit në Facebook. Faqja “ËTFootball” ka publilkuar postimin e Munishit përpara se ky i fundit ta modifikonte. Megjithatë, 50-vjeçari nuk ka munguar dhe ka komentuar duke u justifikuar në komente. “Më kanë thyer passwordin, tani e rregullova”, komenton Munishi teksa duket se është penduar.

“A ka b*le dikush...”, Munishi nuk përmbahet, por më pas
 

 

Poll

Lexo gjithashtu