Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

Klubi kosovar zyrtarizon “divorcin” me Ismet Munishin

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi kosovar zyrtarizon “divorcin” me Ismet Munishin

Ismet Munishi është larguar zyrtarisht nga Ferizaj. Ndryshe nga sa u raportua më parë, klubi kosovar bën me dije se trajneri ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është shkarkuar.

Ferizaj e falënderon për punën e bërë duke i uruar suksese të mëtejshme. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhej:

“Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë.

Projekti me Munishin ishte afatgjatë, me bindje të plotë, se suksesi ishte dëshira jonë e përbashkët. FC Ferizaj e vlerëson shumë trajnerin Munishi, për vlerat sportive, shpirtin luftarak, e mbi të gjitha dashurinë që e ka për klubet kur i drejton.

Prandaj, vlerësime maksimale për punën e trajnerit Munishit, paçka se ajo nuk u përkthye në rezultate.

Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri.

FC Ferizaj vazhdon përpara, asgjë nuk ka ndyshuar në qëllime, e mbi të gjitha asgjë nuk ka përfunduar”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7