Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndahet nga jeta legjenda e Watfordit, Kenny Jackett vdes në moshën 64-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Ndahet nga jeta legjenda e Watfordit, Kenny Jackett vdes në moshën
Kenny Jackett

Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të Kenny Jackett në moshën 64-vjeçare. Ish-lojtari dhe trajneri i Watfordit ishte një figurë ikonike e klubit, ku kaloi të gjithë karrierën si futbollist duke regjistruar 428 paraqitje.

Jackett ishte pjesë e skuadrës historike që përfundoi në vendin e dytë në Divizionin e Parë në sezonin 1982-83 dhe luajti në finalen e Kupës FA të vitit 1984 kundër Evertonit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai nisi karrierën si trajner, duke drejtuar më pas skuadra si Swansea City, Wolverhampton dhe Portsmouth.

Watford reagoi me një mesazh prekës, duke e cilësuar Jackett si një legjendë të klubit për kontributin e tij si lojtar, trajner dhe menaxher. Kryetari Scott Duxbury shprehu ngushëllimet për familjen e tij, duke theksuar se klubi ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të historisë së tij.

Poll

Lexo gjithashtu