
Devolli
Këtë fundjavë nis zyrtarisht pjesën e dytë të sezonit dhe Kategoria e Dytë. Pas pauzës disi më të gjatë se dy nivelet më lartë pritjes i ka ardhur fundi.
Devolli, një prej skuadrave të kësaj lige pret Turbinën në shtëpi. Juglindorët e kanë marrë me seriozitet këtë sfidë dhe po stërviten intensivisht. Siç duket dhe në video qartazi lojtarët e klubit nga Bilishti kanë përvesh mëngët dhe po stërviten maksimaisht. Duke qenë se është takimi i parë i vitit ky është një motiv ekstra për të nisur gjithçka mbarë.
Ndeshja luhet nesër, ditën e diel në orën 13:00 në stadiumin “Devolli” dhe i takon grupit B. Ultrasit e Devollit kanëq bërë thirrje për prani sa më të madhe në stadium për të mbështetur blutë.
Poll