
KF Oriku
Skuadra e Orikut nuk ka zhgënjyer në miqësore, duke triufmuar përballë Luzit të Vogël. Oriku ia doli që të triumfonte me rezultatin e pastër, 0-2 dhe duke dhënë sinjale pozitive.
Golat në këtë sfidë për Orikun u shënuan nga Suad Bega dhe Arlind Lleshi. Një paraqitje mjaft e mirë nga skuadra që po përgatitet për rifillimin e Kategorisë së Dytë.
Kujtojmë se ky kampionat për Orikun do të rinisë më 26 janar, të cilët do të përballen në shtëpi me Këlcyrën. Në krahun tjetër, Luzi luan më 25 janar dhe përballet me Sopotin.
Poll