Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Kategorisë së Dytë të grupit A. Në 4 sfidat e zhvilluara sot, u shënuan 4 gola.
Sa i takon përballjeve Shiroka dhe Besëlidhja barazuan në shifrat 1-1. Ndërsa nga ekipet si Basania dhe Gramshi nuk u dhanë surpriza, me një lojë e cila u mbyll me rezulatin 0-0.
Sopoti arriti të fitoj në shtëpi me rezultatin modest 1-0 kundër Erzenit. E po me të njëjtin faktorë fushë, edhe dueli mes Veleçikut dhe Luiz i Vogël u mbyll me shifrat 1-0.
Sa i takon renditjes momentalisht Besëlidhja dhe Shiroka janë skuadra të cilat kryesojnë me nga 23 pikë, ndërsa Sopoti vjen i treti me 1 pikë më pak. Erzeni është i 4-ti me 16 pikë ndërsa 2 vende poshtë tij ndodhet edhe Luiz i Vogël me 9 pikë. Gramshi është në vend të shtatë me 8 pikë ndërsa Veleçiku ka po 8 pikë, por në vend të 9. Ndërsa në vend të 10-të ndodhet Basania me 7 pikë.
REZULTATET:
Shiroka 1-1 Besëlidhja
Basania 0-0 Gramshi
Sopoti 1-0 Erzeni
Veleçiku 1-0 Luiz i Vogël
