Kanë përfunduar 5 sfidat e grupit A të Kategorisë, e cila mbylli dhe javën e fundit të kampionatit. Veleçiku ka mposhtur Erzenin në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa edhe Sopoti ka marrë një fitore bindëse me Gramshin në shifrat 3-0.
Në anën tjetër, Tërbuni i jep një goditje të fortë Basanisë duke e mposhtur minimalisht 1-0 në transfertë. Asnjë surprizë për Besëlidhjen e cila siguroi një javë më parë ngjitjen në të Parën, këtë herë duke fituar 2-0 në transfertën e Naftëtarit. Rezultat të thellë ka shënuar dhe sfida mes Luzi i Vogël dhe Adriatikut, me miqtë që mposhtën 6-0 kundërshtarin.
REZULTATET:
Veleçiku 3-1 Erzeni (Banushaj 50', 67', Shekaj 89'/ Jata 14', )
Sopoti 3-0 Gramshi (Jargavani 27', 41', Tabaku 43')
Basania 0-1 Tërbuni (Zere 83')
Naftëtari 0-2 Besëlidhja (Hila 32', Raboshta 57')
Adriatiku 2012 0-6 Luz i Vogël 2008 (Gjoni 4', Saliu 14', 40', 42', Ocheje 58')
