Kanë përfunduar 4 ndeshjet e sotme të javës së 10-të të Kategorisë së Dytë. Në duelet e vlefshme për grupin B të këtij kampionati, u shënua një total prej 13 golash.
Partizani u surprizua në transfertë nga vendi i fundit, Këlcyra. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-2. Në krahun tjetër, Butrinti fitoi në shtëpi me shifrat 2-0 përballë Orikut.
Po në shtëpi fitoi edhe Devolli me shifrat 2-1 kundër Maliqit. Ndërsa, Eagle Football u mposht me rezultatin 1-3 nga Shkumbini.
REZULTATET:
Butrinti 2 – 0 Oriku (Kolonja 35', Ekango 49')
Këlcyra 2 – 2 Partizani B (Teka 27', Fofana 78' / Goga 64', Mando 66')
Eagle Football 1 – 3 Shkumbini (Hyzellari 43' / Ageja 32', Hasrama 53', Doukaga 90')
Devolli 2 – 1 Maliqi (Cuko 8', Kapllani 48' / Ibrahim 60')
